Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, e ku temë diskutimi ka qenë normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Kreu i shtetit serb e ka vlerësuar bisedën me emisarin gjerman ‘të hapur’.
“Një tjetër bisedë e hapur dhe e drejtpërdrejtë me Sarrazin për situatën në rajon, marrëveshjet e papërmbushura nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, në radhë të parë të atyre që kanë të bëjnë me sigurinë e serbëve në Kosovë dhe formimin e Asociacionit, vazhdimi i rrugës evropiane të Serbisë, angazhimi i Republikës Federale të Gjermanisë në proceset rajonale dhe marrëdhëniet tona dypalëshe”, ka shkruar presidenti serb.
Ai tutje ka thënë se emisarit gjerman ia ka përsëritur qëndrimin se si Gjermania, ashtu edhe bashkësia ndërkombëtare në Serbi kanë një partner të besueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, forcimin e bashkëpunimit dhe prosperitetit rajonal, por se sipas tij, mbrojtja e interesave kombëtare të shtetit dhe popullit serb do të jetë gjithmonë prioritet./rtk
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...