Së fundmi Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë deklarata të rëndësishme për Kosovën. Nëpër televizione serbe Vuçiqo ka thënë se mund të ndryshohet Kushtetuta për të zgjidhur çështjen e statusit të Kosovës. Presidenti serb, po ashtu, ka theksuar se Serbia nuk mund të bëhet pjesë e BE-së, pa i qartësuar kufijtë e saj dhe të sinjalizojë mbajtjen e një referendumi ku do të pranohej ose do të refuzohej statusi i Kosovës
Për të përditshmen “EurAsia” ekspertë serbë dhe rusë kanë treguar nëse Presidenti serb po e përgatit popullin e tij për njohjen e Kosovës dhe se sa do të ishte i mundur një referendum për Kosovën.
Serdjan Sljkuviq, profesor në Universitetin e Novi Sadit ka thënë se deklaratat e fundit të Vuçiqit se Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa determinuar kufijtë e saj dhe qëndrimin ndaj Kosovës, në fakt janë ato çfarë ripërsërisin autoritetet ndërkombëtare.
“Ky është një trik i njohur i Bashkimit Evropian për ta njohur kuazi-shtetin e Kosovës”, ka thënë Sljkuviq, transmeton Gazeta Express.
Në këtë frymë, sipas profesorit serb, deklaratat e fuqishme të politikanëve serbë dhe zyrtarëve të BE-së për një ‘marrëveshje detyruese mes Kosovës dhe Serbisë’ janë vetëm një formë indirekte për të kërkuar njohjen e Kosovës shtet.
Ai thotë se anëtarësimi i Serbisë në BE prapë është shumë larg. Sipas Sljkuviq, BE-ja po thotë “nëse bëni çfarë ne kërkojmë, më pas do ta konsiderojmë mundësinë e anëtarësimit të Serbisë”.
Analisti serb shprehet i bindur se Perëndimi po kërkon që Serbia ta shohë si legjitim agresionin e NATO-s në vitin 1999.
Filozofi serb dhe analisti politik, Milan Damjanac, thotë se Presidentit Vuçiq po i bëhet presion për Kosovën në një mënyrë tejet jo të përshtatshme për Serbinë.
Ai shton se njohja, siç e quan ai, e regjionit jugor të Serbisë si regjion të pavarur, do t’i shtyjë fqinjët e Serbisë që të kërkojnë pjesë të tjera nga territori i Serbisë.
Historian rus, Georgi Engelhartd, ka thënë se deklaratat e fundit të Vuçiqit në fakt janë po e njëjta politikë që ka ndjekur presidenti serb që nga vera e kaluar kur ka nisur një dialog i brendshëm për Kosovën.
Ai mendon se ky nuk është një vendim i Vuçiqit, por një kërkesë joformale nga Brukseli dhe Berlini.
“Vuçiq ka pasur që të marrë vendim për normalizim të plotë të raporteve me Kosovën deri në fundin e vitit 2018 dhe fillimin e vitit 2019”, ka thënë historiani rus.
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës