Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë vizitës së tij në Athinë, dhe ka theksuar se autoritetet greke edhe një herë kanë konfirmuar se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar në lidhje me mosnjohjen e Kosovës.
“Një bisedë e mirë dhe miqësore me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin shkëmbyem mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal, çështjet globale dhe qëndrimin e Greqisë ndaj situatës në Kosovë.
“Miqtë tanë grekë kanë konfirmuar edhe një herë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të punojmë në forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë në Instagram “E ardhmja e Serbisë”
Nga ana tjetër politikani serb, Boban Bogdanovic, po pretendon se presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky, ia ka bërë të qartë presdientit të Serbisë, Aleksander Vucic se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se do të përkrah Serbinë në rrugën drejt BE-së.
Sipas Bogdanovic, Zelensky e ka falendëruar Vuçiqin edhe për përkrahjen e vazhdueshme dhe furnizimin me armë për ushtrinë ukrainase./Arbresh.info/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...