Google ADS

Vuçiqi nuk ka ftesë për dialog më 27 qershor në Bruksel

22:33 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk ka marrë ende një ftesë për të vazhduar dialogun me Kosovën, njoftoi Kabineti i presidentit serb.
Pas raportimeve se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb kanë marrë ftesë për vazhdimin e dialogut për 27 qershor, Kabineti i Vuçiq thotë se kohët e fundit ka specifikuar se 27 dhe 28 qershor janë data kur ai nuk mund të udhëtojë në Bruksel për shkak të obligimeve të rëndësishme që ka në agjendë.

“Prandaj, nuk është e saktë as informacioni se vazhdimi do të jetë më 27 qershor”, thanë zyrtarët e Kabinetit të Vuçiq për Tanjug.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme