Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Beogradi nuk ka asnjë lidhje me atë që ndodhi në veri të Kosovës ku u dëmtua kanali i Ibër Lepencit.
Ai shtoi se “këtë e di edhe Prishtina”.
Vuçiqi e komentoi këtë ngjarje gjatë një bisede me të rinjtë në forumin e SNS-së “Rinia e Serbisë, grackat dhe mundësitë”, duke u thënë atyre, veçanërisht atyre që merren me politikë, të mos reagojnë kurrë nën presion.
“Asnjëherë mos merrni vendime nën presion. Çka mendoni, pse nuk u nxitova sot në orën gjashtë të mëngjesit të them se Serbia nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Ibër Lepenc. E dini, ne mund ta bënim këtë dhe t’ua kthenim lumin përpjetë, nuk na duhej kurrfarë terrorizmi, pse t’u arsyetohem”, tha Vuçiqi.
Ai shtoi se institucionet e Kosovës e dinë që nuk e kemi bërë.
“Pse të justifikohem, të vrapoj nëpër mediat e botës, t’u kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë, pasi ata do ta interpretojnë si të duan. Prandaj gjithmonë duhet të shkojmë ngadalë, në fund, të gjitha gjërat bien në vendin e tyre”, deklaroi presidenti serb Vuçiq.
Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – n...
Sinani: Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...