Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pritur sot në takim ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius me të cilin thotë se ka pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë “pa doreza”.
Vuciq në një konferencë për media pas takimit ka thënë se me ministrin gjerman kanë diskutuar edhe për çështjen e dinarit e cila sipas Vuçiqit është e paligjshme, transmeton Arbresh.info.
“Sepse financimi i sistemit shëndetësor dhe shkollor është diçka që është pjesë e marrëveshjes së parë të Brukselit 11 vjet më parë dhe çdo marrëveshje tjetër që nga ajo kohë. Unë vetëm dua që ju ta dini këtë dhe nuk ka asnjë dokument tjetër që tregon diçka ndryshe. Është për një provokim të drejtpërdrejtë që askush nuk e kupton pse dikush e bën atë përveç me qëllim të spastrimit të plotë etnik të serbëve nga Kosova dhe Metohia”, tha Vuçiq shkruan Tanjug.
Vuçiq theksoi ia ka dhënë fjalën ministrit gjerman se Serbia nuk do të befasojë askënd me lëvizjet e saj ushtarake apo me lëvizje të tjera, por shtoi se “do ta ruajmë stabilitetin”.
“Dhe fjala ime, meqë ra fjala, do të thotë shumë më tepër se shumë nënshkrime që kam parë si në rajon ashtu edhe në Evropë. Është në interesin tonë më të madh”, tha Vuçiqi.
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...