Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili foli për luftë të re nëse dialogu mes dy vendeve nuk ka sukses.
Limaj ka thënë se është koha e fundit që Bashkimi Europin të marr masa ndaj këtij regjimi.
Ai thotë se ushtria që ka bërë gjenocid, spastrime etnike nëpër ish-Jugosllavi e posaçërisht në Kosovë, vazhdon të jetë e komanduar nga ekzekutorët e gjenocidit dhe e drejtuar nga të njëjtit politikanë që e kanë përdorur këtë ushtri për realizmin e planit të Serbisë së Madhe përmes luftës, terrorit e gjenocidit.
Lideri i Nismës ka thënë se gjithmonë do të kemi një Serbi luftënxitëse e kërcënuese për rajonin e më gjerë për sa kohë që këta njerë nuk përgjigjen për krimet e kryera.
Deklarata e plotë e Limajt:
Ushtria që ka bërë gjenocid, spastrime etnike nëpër ish-Jugosllavi e posaçërisht në Kosovë, vazhdon të jetë e komanduar nga ekzekutorët e gjenocidit dhe e drejtuar nga të njëjtit politikanë që e kanë përdorur këtë ushtri për realizmin e planit të Serbisë së Madhe përmes luftës, terrorit e gjenocidit.
Derisa këta njerëz nuk përgjigjen për krimet që i kanë kryer dhe derisa nuk shpërbëhet ajo organizatë kriminale e quajtur ushtri dhe drejtues tjerë të sistemit të sigurisë, gjithmonë do të kemi një Serbi luftënxitëse e kërcënuese për rajonin e më gjerë.
Është koha e fundit që Bashkimi Europian të merr masa ndaj këtij regjimi.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...