Vuçiq: Zgjidhja për Kosovën do të jetë e dhimbshme për serbët

08:41 | 17 Prill 2018
M. A.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se nuk është i sigurt se në fund të prillit do të dalë me propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por tha se ajo nuk mund të garantojë është se do të punojë shumë që të arrihet një zgjidhje kompromisi.

Vuçiq, pas takimit me kryeministrin e landit gjerman të Baden-Württemberg, Vinfred Kreckman, tha se zgjidhja për Kosovën “nuk do të jetë pa dhimbje për serbët”.

“Me çfarëdo propozimi që do të dalim, ai do të pritet në thikë, si në fqinjësi, në Evropë dhe në botë, po ashtu edhe në Serbi”, tha Vuçiq, raporton “Beta”.

Presidenti i Serbisë disa herë ka paralajmëruar se propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do ta prezantojë në fund të prillit, për çka edhe në tetor të vitit të kaluar e filloi një dialog të brendshëm

Vuçiq potencoi se çfarëdo zgjidhje që ai do të ofrojë, së pari duhet të fitojë në referendumin që do të mbahet në Serbi.

“Nuk është qëllimi im të them diçka për të kënaqur dikë në Perëndim, e mos të arrijmë te një zgjidhje, por për të kënaqur qytetarët e Serbisë dhe për të arritur një zgjidhje”, theksoi presidenti serb.

Ai përsëriti se kundërshton idenë e një “konflikti të ngrirë”, sepse nuk dëshiron të lërë probleme për gjeneratat e ardhshme…, duke shtuar se zgjidhja duhet të kërkohet përmes dialogut, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje kompromisi.

“Unë nuk dua që qytetarët të jenë të poshtëruar nga zgjidhja dhe unë në përputhje me këtë do t’i qasem në mënyrë racionale, pragmatike, të përgjegjshme dhe me guxim”, tha Vuçiq.

Vuçiq nuk pranoi të komentojë deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se Bujanoci dhe Presheva janë Kosovë Lindor, sepse, siç tha ai, nuk dëshiron të flas për dëshirat e dikujt për territor, por për të ardhmen e Serbisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme