Vuçiq zbulon qëllimin e Serbisë: Me bisedime kemi blerë kohë që të ktheheshim në lojë

22:02 | 27 Janar 2019
Arbresh.info

Shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, ka paralajmëruar se dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë siç ishte për nëntë vjet radhazi.

Arifi thotë se për afro një dekadë dialogu ishte vetëm në shërbim të Serbisë.

Ai ka cituar një deklaratë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhënë për një medium serb, se dialogu e ka forcu shtetin serb dhe me bisedime kanë blerë kohë, transmeton Ballkani.info.

Por çfarë tha saktësisht shefi i shtetit serb?

“Dialogu e forcojë pozicionin tonë, pozicionin e Serbisë. Me bisedime kemi blerë kohë që të mund të ktheheshim në lojë. Me politik të mençur kemi arritur që ta kthejmë tregimin për Kosovën dhe t’i ruajmë njerëzit tanë në Kosovë”, ka thënë Vuçiq.

Pra, nisur nga kjo deklaratë dialogut me Serbinë që ka nisur para nëntë vjetësh vetëm sa i ka ndihmuar Serbisë, ndërsa Kosova ka mbetur në pozicion të njëjtë, ose edhe me keq! /Ballkani.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme