Vuçiq: Vjet në Serbi, kanë vdekur më shumë se 100 mijë njerëz, jemi në minus për 37.680 persona

13:09 | 5 Shtator 2019
Arbresh.info

Presidenti Aleksandar Vuçiq ka theksuar në Budapest: “Serbia po përballet me probleme serioze demografike sikurse e gjithë Evropa, vetëm vitin që shkoi me numër është humbur një qytet i madhësisë së Kikindës, për këtë Qeveria ka marrë masa po ende nuk ka rezultate”, shkruan “Politika” .

Në Samitin Demografik të Budapestit ai ka thënë se “vitin që shkoi në Serbi kanë vdekur më shumë se 100 mijë njerëz ndërsa kanë lindur vetëm diçka më shumë se 63 mijë, përkatësisht jemi në minus për 37.680 persona”.

Kjo sipas tij është përafërsisht sa numri i banorëve që ka Kikinda (ajo numëron 38 mijë e 600 banorë).

Sipas Vuçiq mosha mesatare e qytetarëve është 43,2 vjet, ndërsa 20,2 për qind janë më të vjetër se 65 vjet.

Ai nënvizoi se në 75 vjetët e fundit ka pasur ngritje edhe rënie, periudha paqe e lufte, stagnim e rënie ekonomike, por nga vitet 50-të deri ato 90-të shtimi ishte nën çdo nivel “për përtëritjen e popullsisë”.

„Kjo dot thotë nëse duam të jemi aq sa jemi sot, numri i fëmijëve për çdo grua duhet të jetë 2,1, ndërsa aktualisht është 1,48 fëmijë”, tha Vuçiq, duke kujtuar se edhe Hungaria ka shkallën prej 1,49 fëmijë por masat e Orban kanë dhënë rezultate.

Sipas tij në vendet më të pasura ka shkallë më të ulët duke përmendur Beogradin me natalitetin më të ultë në Serbi.

„Sivjet po shihe n rezultatet e masave që ka ndërmarr Serbia „ Në zonat dhe regjionet më të varfra. Nuk po arrijmë të ndryshojmë mentalitetin e klasës së mesme, por jam gati të dëgjoj për masat dhe përvojat tuaja dhe të punojmë së bashku për të zgjedhur këtë problem në të ardhmen”,tha Vuçiq.

Sivjet kemi rreth 741 lindje më shumë në periudhën e deritashme krahasuar me vitin që shkoi, që është rritje e lehtë, por problem mbetet mosha mesatare 44 vjeç e krijimit të kurorës që e bën që Serbia të humbë një gjeneratë

„Ne kemi qëllim të krijojmë kushte që prindërit më lehtë të vendosin për një , dy apo tre fëmijë”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme