Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Francë të hënën dhe të martën, më 8 dhe 9 prill ku në ditën e parë të vizitës do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Në prag të vizitës së tij në Paris, Vuçiq ka njoftuar se me nikoqirët për 14 tema. Presidenti serb tha se me Macronin do të diskutojë ndër të tjera për rrugën evropiane të Serbisë, marrëdhëniet me Kosovën dhe çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, transmeton Arbresh.info
“Do të flasim për rrugën evropiane të Serbisë, marrëdhëniet me Prishtinën dhe Këshillin e Evropës. Nuk pres shumë, duart e tij janë të lidhura, njësoj si të miat, por besoj se Franca do të shprehë synimin e saj miqësor për të ndihmuar Serbinë sa më shumë që mundet”, tha Vuçiq, shkruan KosovoOnline.
Vuçiq gjatë vizitës do të ketë takime të veçanta me kryetarin e Senatit francez, Gerard Larche dhe ministrin e Mbrojtjes, Sebastien Lecornu.
Muzika nga “Vëllai i Madh” elektrizon Xuxin
Erdogani e kundërshton vendimin e SHBA-së për armë me rreze ...
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së p...