Google ADS

Vuçiq vendos sot nëse do ta anulojë vizitën në Kosovë

08:18 | 7 Shtator 2018
M. A.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq urdhëroi ushtrinë dhe më pas kërkoi nga policia dhe BIA të ndalonin çdo komunikim me Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe çdo përfaqësues shqiptar dhe ndërkombëtar me rastin e vizitës së tij në Kosovë.

Sipas mediave serbe, presidenti Vuçiq do të marrë sot vendim nëse do të vizitojë apo jo Kosovën.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar lidhur me një marrëveshje normalizuese ndërmjet të dyja vendeve.

Nuk dihet për agjendën e takimit, vetëm se ky takimi do të ndërmjetësohet nga Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme