Ndërkohë që shumë vende të Ballkanit Perëndimor reaguan ashpër pas dhënies së Çmimit Nobel në Letërsi për novelistin austriak Peter Handke, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zgjedhur, ashtu edhe siç pritej, ta urojë atë për këtë vlerësim.
Vuçiç deklaroi se Handke është një mik i vërtetë i Serbisë dhe se vendi i tij e konsideron sikur e ka fituar një qytetar i saj këtë çmim të rëndësishëm.
“Serbia ju konsideron mik të vërtetë. Më lejoni t’ju them se Çmimin Nobel për ju, ne e përjetojmë si të fituar nga njëri prej nesh. Tani, përveç Ivo Andriqit, kemi edhe një tjetër laureat të Nobelit”, tha Vuçiç
Dhënia e Çmimit Nobel për austriakun Handke u pasua me kritika të shumta sidomos në rajonin e Ballkanit, pasi novelisti njihej për lidhjet e tij të afërta me ish presidentin Slobodan Milosheviç.
Ceremonia e dhënies së çmimit Nobel u zhvillua këtë të martë në Stokholm dhe mbërritja e Handke u prit me protesta. Ajo u bojkotua nga ambasadorët e Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjes, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...