Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Amerikë do të ishte më e mirë për Serbinë, por se ai do ta uronte Joe Biden për fitoren e tij.
“Kam dëgjuar kritika të ndryshme. Unë jam duke u sulmuar për lavdërimin e Trump. Kurrë nuk kam thënë ndonjë fjalë të keqe për Biden, edhe pse e njoh atë më mirë se Trump. Unë e kam parë atë katër ose pesë herë. Kam thënë dhe mendoj se është më mirë për Serbinë që Trump të fitojë. Por nuk do të flas keq për Biden. Unë do të përpiqem të kem bashkëpunimin më të mirë të mundshëm, “tha Vuçiq sonte në Zemun.
Vuçiç theksoi se do të jetë më e vështirë për Serbinë me Biden, “sepse Trump nuk mori pjesë në bombardimet dhe njohjet e Kosovës, ndryshe nga Biden”.
Ai shprehu mirënjohje për Trump dhe anëtarët e kabinetit të tij për bashkëpunimin.
Ndryshe, Biden më 1999’ën, përgjatë kohës sa shërbente si senator, kërkonte zëshëm që të zbatohej fushata e bombardimeve të NATO’s në Kosovë, pas gjenocidit të bërë nga krimineli Millosheviq.
Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, pasi arriti të sigurojë 20 vota të tjera elektorale në Pensilvani, duke ia siguruar kështu atij 270 vota elektorale.
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...