Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se gjatë takimit të sotëm në Paris me Presidentin francez Emanuel Macron, temë kryesore e bisedës ka qenë Kosova.
Vuçiq, pastakimit me presidentin francez ka thënë për mediet serbe se është biseduar për përmbushjen e marrëveshjes së Uashingtonit.
“Ne kryesisht biseduam për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, është një çështje e vështirë dhe nevralgjike për të gjithë Evropën, jo vetëm për Serbinë. Unë tregova se cili është pozicioni i Serbisë. Besoj se do të kemi mbështetje serioze franceze në rrugën evropiane. Franca do të mbështesë Serbinë dhe në rrugën evropiane, unë gjithashtu besoj në gjetjen e zgjidhjeve inovative të kompromisit për çështjen e Kosovës”, tha ai.
Siç deklaroi ai, Prishtina dëshiron një hekurudhë përmes Mitrovicës me Kralevën dhe Rashkën në mënyrë që të marrë hekurudhat serbe në veri të Kosovës.
“Ne kërkuam rrugën dhe hekurudhën Prishtinë-Merdar, por ata nuk janë të interesuar, sepse nuk ka asnjë hekurudhë serbe që ata mund të marrin. Një çështje tjetër është Liqeni i Ujmanit, përveç notit në Ujman dhe një furnizimi të vogël të Zubin Potokut, nuk kemi asgjë tjetër”, tha ai, përcjell Gazeta Express.
“Unë pashë që Palmer (zyrtari i Departamentit të Shtetit) tmerrësisht rezistoi për t’i dhënë fund marrëveshjes midis Izraelit dhe Kosovës dhe unë e di se ai ishte kundër marrëveshjes së Uashingtonit. Tani do të shohim nëse doni të ndajmë burimet energjetike të Liqenit të Ujmanit”, tha Vuçiq.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...