Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli ka thënë sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka kot për sa i përket çështjes së Kosovës.
Këto komente krye-këshilltari i Konjufcës i bëri pasi Vuçiq e mori mandatin e tretë si president, duke u betuar në një kushtetutë që Kosovën e konsideron “pjesë të saj”.
“I njëjti tani, për mandatin e ri betohet mbi premtimin që nga Kosova nuk do heqin dorë. Dhe po i njëjti, në ditët kur e gjithë bota vendos sanksione ndaj Rusisë, ai nënshkruan marrëveshje për blerje gazi, faktikisht marrëveshje për mbështetje të luftës edhe nga ana financiare”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai po ashtu ka shtuar se përkundër Serbisë që bashkëpunon ngushtë me Rusinë, Kosova i ka aleate vendet perëndimore.
Serbia do të vazhdojë të drejtohet prej Vuçiqit i cili në zgjedhjet presidenciale të mbajtura gjatë këtij viti kishte fituar mbi 70 për qind të votave./arbresh.info/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj