Tirana, Shkupi dhe Beogradi janë bashkuar në një nismë që premton realizimin e një Shengeni Ballkanik, i cili do të rrëzonte barrierat tregtare mes tre vendeve që nënshkruan marrëveshjen këtë të enjte në Novi Sad.
Por, në këtë takim nuk mori pjesë edhe Prishtina.
Të pyetur nga gazetarët se përse nuk është pjesë e takimit edhe Kosova, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq tha se kur bëhet fjalë për tregti dhe lëvizje të lirë duhet t’i lënë anash emocionet dhe problemet mes dy vendeve dhe të bashkëpunojmë për ekonominë.
“Kjo është shumë e rëndësishme për Serbinë për shkak të marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe Bosnjës e Hercegovinës. Pra prej CEFTës nuk e kemi këtë. Duhet të kemi marrëdhënie të mira”
“Kur bëhet fjal për lirinë e qarkullimit të shërbimeve, njerëzve, kapitalit kjo është më rëndësi kyqe për ne, kjo është arsyeja pse këmbëngul për heqjen e tarifës”.
“Presim me padurim që të gjithë nga 6 vendet e Ballkanit të mblidhen bashkë pavarësisht të gjitha dallimeve që kemi ndaj statusit a njohim apo nuk njohim”.
“Nëse duam ta krijomë një gjë të tillë deri në vitin 2021 njerëzit duhet t’i lënë anash emocionet e tyre dhe të këtë me shumë investime të huaja”.
“Ju do ta lexoni deklaratën që gjithkush është i ftuar dhe ne nuk do ta kemi problem këtë”./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...