Google ADS

Vuçiq thotë se para tri ditësh ka kërkuar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

23:24 | 12 Prill 2017
M. A.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se dialogu i Beogradit dhe i Prishtinës është ndërprerë, jo me iniciativë të Serbisë.
Ai ka thënë se para tri ditësh ka kërkuar vazhdimin e dialogut, pasi, sipas tij, nuk ka asgjë më të mirë se sa bisedimi.

Dialogu nuk është fare i thjesht e i lehtë dhe se temat e hapat që i kemi bërë, kanë kërkuar guxim të udhëheqjes së Serbisë, ka thënë Vuçiq në konferencën shtypit me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel, përcjell FoNet.

“Nuk i kritikoj njerëzit nga Prishtina e as nga ndonjë rajon tjetër pasi e dimë se duhet të bisedojmë”, ka thënë Vuçiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme