Vuçiq thotë se me marrëveshjen në Bruksel, ROSU nuk kthehet më ne veri

13:59 | 30 Shtator 2021
Përparim Bublaku

ROSU tërhiqet nga veriu dhe aksione të tilla nuk do të përsëriten më. Ky është komneti që ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel.

“Tërheqja e ROSU-së është një indikatorë se aksione të tilla nga shqiptarët do të hasin në rezistencë nga popullata serbe”, ka thënë ai shkruan B92.

Kthimi i KFOR-it në pajtim me Rezolutën 1244 është shenjë se mund të garantohet siguria për serbët në Kosovë‘, ka thënë ai.Vuçiqi ka thënë se Serbia konfirmon se e ka pranuar marrëveshjen në Bruksel, ashtu siç ka deklaruan edhe nga Bashkimi Evropian për ‚de-eskalimin e situatës në veri‘.„Mendoj se kemi arritur një kompromis dhe jam i lumtur sepse është i rëndësishëm sa i përket anës tonë“, tha Vuçiqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme