Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gati 20 vjet pas bombardimeve të NATO-s në Kosovë, është ankuar se nga kjo kampanjë po pësojnë ende shumë qytetarë serbë.
Gjatë hapjes së Institutit të ri të Onkologjisë në Beograd, Vuçiq deklaroi se municioni i përdorur gjatë kampanjës së NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, përmbante sasi të madhe të uraniumit të varfëruar, gjë që sipas tij edhe në ditët e sotme po ndikon për të keq në shëndetin e popullatës serbe.
“Sot, në Institutin Onkologjik kam mësuar se çdo ditë e më shumë fëmijë po diagnostifikohen me kancer në vendin tonë. Do të jem i sinqertë, fillimisht unë nuk i kam besuar teoritë për uraniumin e varfëruar, por sot, pas bisedave me doktorë, e kuptova që uraniumi i varfëruar është njëri nga shumë faktorët që shkakton kancerin në moshë të hershme”, u shpreh Vuçiq, përcjell lajmi.net.
Madje Vuçiq shtoi se Serbia do të kërkojë llogari për një gjë të tillë.
“Ky është një krim i paprecedent, dhe ne si shtet do të merremi shumë seriozisht me këtë”, përfundoi Vuçiq.
Operacioni i NATO-s erdhi pas politikave të spastrimit etnik të shqiptarëve në Kosovë nga regjimi serb. Ndërkaq, shenja të sëmundjeve malinje nga uraniumi i varfëruar ishin shfaqur edhe tek ushtarët të cilët ishin pjesë e misionit paqeruajtës menjëherë pas bombardimeve.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...