Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është pritur në takim nga presidenti francez Emmanuel Macron me të cilin kanë diskutuar edhe për Kosovë.
Vuçiq ka deklaruar se nuk kanë qenë të lehta bisedimet me Macronin për Kosovën, mirëpo sipas presidentit serb ai i kuptoi qëndrimet e Serbisë, shkruan Tanjug transmeton Arbresh.info.
“Sigurisht, ne patëm bisedime për Kosovën, për situatën në rajon. Është e qartë për ju se këto nuk janë bisedime të thjeshta, por unë i jam mirënjohës presidentit Macron që na dëgjoi,” u tha Vuçiq gazetarëve në Paris.
Ai tha se mbrëmë kanë biseduar për të gjitha vështirësitë me të cilat po përballet Serbia.
“Mendoj se presidenti Macron e kuptoi se për çfarë biseduam, për çfarë ramë dakord. E patë që nuk kam gënjyer kurrë askënd, se mund ta them në fytyrën e të gjithëve. Sepse kur thua të vërtetën, është mbrojtja më e mirë dhe ke asgjë për t’u turpëruar kur e thoni të njëjtën gjë para popullit tuaj, siç e thoni para përfaqësuesve më të lartë të huaj”, ka thënë Vuçiq./Arbresh.info
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë