Google ADS

Vuçiq: Të ndalen punimet në zonën e Manastirit të Deçanit, BE-ja të bëjë presion ndaj Prishtinës

13:04 | 15 Gusht 2020
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se Manastiri i Deçanit rrezikohet nga punimet që po zhvillohen afër saj.

Ai vlerësoi se ky akt është pa dyshim në kundërshtim me arritjet evropiane të civilizimit, madje edhe në kundërshtim me rregulloret e miratuara nga vetë Prishtina, raporton B92.

Presidenti Vuçiq njoftoi se, për këtë arsye, në mbledhjen tjetër në Bruksel, Serbia do t’u kërkojë përfaqësuesve të Prishtinës dhe ndërmjetësve evropianë që të ndërpresin urgjentisht dhe përgjithmonë punimet e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit, transmeton Telegrafi.

“Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë është një përparësi e politikës sonë shtetërore, dhe ne jemi të gatshëm të formojmë një ekip të veçantë së bashku me Kishën Ortodokse Serbe për mbrojtjen e objekteve tona të shenjta – trashëgiminë shpirtërore, kulturore dhe historike serbe dhe të krishterë”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se punimet në afërsi të manastirit, Serbia i percepton si një mjet presioni. Serbia kërkon, sipas Vuçiqit një dialog produktiv që të ketë një marrëdhënie minimale të besimit dhe një klimë paqësore.

“Unë pres që BE-ja të bëjë presion të qartë dhe të fortë mbi Prishtinën për të ndaluar fushatën e rrezikimit të faltoreve serbe, sepse ato janë, përveç faltoreve, në të njëjtën kohë edhe monumente të çmueshme të kulturës kristiane evropiane, dhe çdo sulm ndaj tyre është një sulm ndaj themeleve të vlerave evropiane”, theksoi i shtetit serb.

Ndryshe, kujtojmë se këshilltari i presidentit të SHBA-ve për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka paralajmëruar se zyrtarët e të dyja shteteve do të takohen më 2 shtator në Uashington.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme