Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti të enjten në Beograd deputetin e Parlamentit Evropian, David McAllister, i cili është edhe raportues për Serbinë i këtij institucioni.
Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Vuçiq e informoi McAllisterin “për planet për realizimin e dialogut të brendshëm për Kosovën dhe mënyrat e formalizimit të këtij procesi”.
Dy zyrtarët biseduan edhe për marrëdhëniet në rajon dhe rrugën evropiane të Serbisë.
Vuçiq, pas betimit në postin e presidentit në fund të muajit maj, ka thënë se është koha për dialog të brendshëm për Kosovën dhe “të hiqet dorë nga qasja mitike ndaj Kosovës”.
Qëllimi përfundimtar i këtij dialogu nuk dihet, ndërkohë që Serbia vazhdon përpjekjet për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet