Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se komentet që ka shkaktuar vizita e tij në Kosovë janë “pamfletizëm” dhe se për Serbinë do të ishte mirë që serbët dhe shqiptarët të arrijnë marrëveshje dhe të zgjidhin problemet e tyre përgjithmonë.
Ai në një tekst autorial për gazetën serbe “Blic” shkruan se politika e tij është e orientuar kundër “miteve” që vijnë nga e majta, e djathta ose nga rajoni, siç janë ato se “Serbia për rajonin gjithmonë është fajtore dhe se dëshiron të zgjerohet në kurriz të tjerëve”.
“Ajo që unë në mënyrë të qartë e kam thënë është se kam kërkuar të ‘pushtojmë’ me lap-top, me dije, libër e laps dhe jo vetëm në Ballkanin, por edhe të ardhmen, por kjo në qetësi është heshtur. Pikërisht ashtu siç një pjesë e opinionit në Serbi kaloi mbi faktin se gjatë vizitës në Kosovë, qartë është bërë një dikontinuitet me politikën e Millosheviqit”, ka shkruar Vuçiq, përcjell Telegrafi.
Vuçiq vlerësoi se kjo nuk përshtatet në atë që mendon një pjese e Serbisë, që bazohet në supozimin se ai ishte i keq dhe është për luftë, por shtoi se “komentuesit që shkruajnë pamflete” i kapërcejnë pjesët që nuk iu përshtaten atyre.
Presidenti serb thotë se ajo që ka filluar një kohë e re, një epokë e re për gjithë Ballkanin edhe për Serbinë, i heq komplotet e tyre dhe se është koha ku të gjithë do të mund të marrin diçka të mirë, të ketë përfitim.
“Pikërisht për këtë arsye, ilaçi më i mirë për Serbinë do të ishte që serbët dhe shqiptarët, kurdo qoftë, të arrijnë një marrëveshje dhe të zgjidhin problemet e tyre përgjithmonë”, ka shkruar Vuçiq.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...