Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i tha sot kreut të UNMIK-ut, Zahir Tanin se Serbia do të bëjë çmos “për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin” por situata, do të përkeqësohet ndjeshëm kur nesër Prishtina, sipas tij, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, do ta marrë vendimin për themelimin e ushtrisë.
Vuçiq po ashtu e ka quajtur transformimin e FSK-së në FAK si provokim të dytë pas vendosjes së taksës prej 100% për produktet serbe, e cila sipas tij po shkakton shqetësime serioze për të ardhmen e serbëve, raporton N1.
Vuçiq dhe Tanin, i cili është Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, diskutuan sot në Beograd për situatën e tanishme politike dhe të sigurisë në Kosovë.
Presidenti serb theksoi se KFOR-i, në përputhje me dispozitat e Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, ka mandatin për të çarmatosur forcat ilegale të armatosura të shqiptarëve të Kosovës.
Tanin nënvizoi se letra e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së nga prilli i vitit 2014 konfirmon se “Rezoluta 1244 e KS të OKB mbetet korniza ligjore e pranisë ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë”.
Tanin tha se është gjithashtu qëndrimi i Sekretarit të Përgjithshëm të tanishëm Antonio Guterres. “Rezoluta 1244 mbetet një kornizë e vlefshme për praninë ndërkombëtare në Kosovë, si dhe nuk mund të ketë ndryshime në mandatin e KFOR-it pa pëlqimin e KS të OKB”, tha Tanin.
Ndryshe seanca për themelimin e ushtrisë së Kosovës do të mbahet nesër në ora 10:00. Projektligjet që mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri në lexim të parë janë miratuar në Kuvendin e Kosovës, më 18 tetor 2018.
Në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës zyrtarë të NATO-s ishin shprehur kundër kësaj, por Kosova e ka marrë mbështetjen për këtë iniciativë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasadori i sapo zgjedhur i këtij shteti në Kosovë, Philip Kosnett, kishte thënë se evoluimi i FSK-së në Ushtri është një hap i natyrshëm. Amerika madje ka dhuruar edhe 24 automjetet ushtarake amerikane për FSK-në.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...