Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se e mbështet opsionin e ndarjes së Kosovës respektivisht marrjes së Veriut të Kosovës duke i reaguar Peshkopit Teodosije i cili kundërshtoi këtë opsion nëpërmjet një letreje të hapur.
Tedosije ka thënë se ndarja e Kosovës do t’i detyronte serbët e pjesës jugore të largoheshin dhe ndërkohë që ka shfaqur brengën edhe për shkak të manastireve.
Vuçiq duke iu përgjigjur Teodosijes ka thënë se shpërngujet janë duke ndodhur edhe tani.
“Nuk do doni kufi me shqiptarët? Nuk ka problem, thoni njerëzve që të përgatitemi ta mbrojmë edhe Vranjen brenda 40 vjetësh. A po mendoni se serbët nuk po shpërngulen tani. Në një adresim që do ta kem do t’i përmend të gjitha” ka thënë ai.
Vuçiq ka sulmuar Teodosijen për argumentim të ngjashëm me shërbimet sekrete të cilat kundërshtojnë kufijtë etnikë rreth kësaj cështjeje.
Ai ka sulmur edhe më shumë duke thënë se Kisha po kundërshton ndarjen për shkak të 650 mijë eurove që i merr nga shteti i rrjeshëm i Kosovës.
“Më mirë të marrim diçka se asgjë” ka thënë Vuçiq duke iu referuar ndarjes së Kosovës. Gjatë këtij muaji në Serbi është shpalosur një propozim që Serbisë t’i jepen 4 komunat në Veri të Kosoovës në këmbim të normalizimit të raporteve – pra sipas këtij propozimi Kosova nuk do ta merrte Luginën e Preshevës.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...