Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se Serbia është në një situatë të vështirë në lidhje me Kosovën dhe mendon se serbët nuk janë të vetëdijshëm për këtë.
Pas një takimi me udhëheqjen e Republikës Serbe në Beograd, ai tha se serbët nuk e kuptojnë apo pretendojnë të mos e kuptojnë atë që ndodhi në vitin 1999 dhe 2008 dhe se ata mashtrohen nëse mendojnë se gjëra të tilla mund të kalojnë pa pasoja.
“Të gjithë janë kundër meje, të gjithë vijnë për të më vrarë, për të më nxjerrë nga këtu. Njerëz, nuk mundet kështu! Kjo është arsyeja pse pozicioni ynë është jashtëzakonisht i vështirë. Kush mendon se është njësoj me Kosovën, siç ishte në vitet ‘91 dhe ’95, nuk është ashtu dhe ai e gënjen veten,” tha Vuçiq.
Vuçiq hodhi poshtë akuzat e opozitës serbe se do të nënshkruajë njohjen e Kosovës, për të cilën thuhet është duke e përgatitur terrenin. Ai ndërkohë u bëri thirrje serbëve që të zgjedhin një president tjetër në zgjedhjet e ardhshme, nëse ‘duan që dikush t’iu tregojë përralla për Kosovën’./alsat-m/
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...
“Ftoha marrëdhëniet”, Meta flet në gjykatë për raportin me k...
Java e fundit e Ligës së Kombeve, Kuqezinjtë sonte kërkojnë ...