Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia është përkushtuar për gjetjen e një kompromisi në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Presidenti serb duke folur në Asamblenë Përgjithshme të KB, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të Kombeve të Bashkuara, siç raporton ‘B92’, ka thënë se “duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, Serbia po mbron edhe të drejtën ndërkombëtare edhe parimet themelore mbi të cilat bazohen Kombet e Bashkuara”.
“Për fat të keq, në fund të shekullit 20, ne në Serbi përjetuam masa dhe veprime të njëanshme, të cilat minuan dhe vunë në pikëpyetje efektivitetin e multilateralizmit dhe mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe vetë të drejtën ndërkombëtare. Institucionet e përkohshme në Prishtinë e shpallën pavarësinë përmes një akti të njëanshëm dhe shkelën Rezolutën 1244 të KB, duke minuar seriozisht sigurinë e Serbisë dhe rajonit në tërësi”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.
Ai tha se Serbia është plotësisht e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës si dhe ndjek një politikë të përgjegjshme dhe bën përpjekje për të ruajtur interesat e qytetarëve të saj dhe paqen e stabilitetin rajonal.
“Duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, duke respektuar Rezolutën 1244, Serbia po mbron të drejtën ndërkombëtare, Kartën e KB, por gjithashtu edhe autoritetin e Këshillit të Sigurimit”, tha ai.
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani