Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar sot se për 40 vjet, “nëse nuk e zgjidhim çështjen e Kosovës”, do t’i humbim të gjitha.
“A s’po e doni demarkacionin me shqiptarët, a? S’ka problem, tregojuni njerëzve që të përgatitemi të mbrojmë Vranjën pas 40 vjetësh. A po mendoni se tanët nuk po zhvendosen edhe sot, a? Në prononcimet që do t’i kem do t’i publikoj të gjitha të dhënat”, tha Vuçiqi, duke u përgjigjur në letrën e hapur të vlladikës Teodosije i cili tha se ndarja e territorit do të çonte në “shpërngulje të serbëve nga krahina jugore” dhe do të shkatërronte trashëgiminë kulturore, raportojnë mediat në Serbi.
“Ndoshta është më mirë diçka sesa asgjë”, tha më tej Vuçiqi dhe shtoi se “kisha, edhe pse nuk dëshiron kufij etnikë, dëshiron që ‘shteti i rrejshëm i Kosovës’ t’i paguajë 650.000 euro”.
“Edhe shumë të tjerë, veçanërisht kundërshtarë politikë, nuk dëshirojnë kurrfarë zgjidhjeje për Kosovën. Dëshirojnë që sot të jenë të sigurt, e nesër? S’u intereson”, theksoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas tij, kundërshtarët e tij politikë, çështjen e Kosovës e shohin si “terrenin” më të mirë për shkatërrimin e qeverisjes së tij.
Ai tha se do të dalë në publik me propozimin nëse do të jetë e mundur të arrihet ndonjë marrëveshje me dikë sepse, siç thotë ai, “me shqiptarët nuk ishte e mundur të merret vesh”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...