Presidenti i ser, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se nuk dëshiron që të zbatojë asnjë marrëveshje.
Në një konferencë për media, Vuçiq ka potencuar se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Albin Kurti nuk dëshiron të zbatojë asnjë marrëveshje, dhe Serbia do ta zbatojë atë që kemi thënë, por do të presim edhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sa i përket gjërave të ndryshme që kemi bërë tashmë, nga kartat e identitetit te targat e gjithçka tjetër, mirë, ne jemi përpjekur gjithmonë të arrijmë një kompromis. Do të mundohemi edhe në të ardhmen”, ka theksuar Vuçiq, shkruan RTS transmeton Arbresh.info
“Nuk ka asnjë bazë ligjore mbi të cilën ata mund të qëndrojnë në veri të Kosovës si forca të sigurisë. Sipas marrëveshjes së Brukselit, policia rajonale përbëhet nga serbë dhe ata propozojnë drejtorin. Asnjë nga këto nuk ishte rasti. Pavarësisht persekutimit të popullsisë, numri i foshnjave të porsalindura do të jetë më i lartë se vitin e kaluar. Kurti nuk dëshiron të zbatojë asnjë marrëveshje. Serbia do të zbatojë gjithçka që tha, por do të presë edhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kemi bërë letërnjoftime, targa, gjithmonë jemi munduar të arrijmë një kompromis”, tha Vuçiq.
“Serbia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...