Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se shteti i tij është i gatshëm për të marrë pjesë në Samitin e Parisit që është caktuar të mbahet më 1 korrik.
Por ai pas takimit me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer, ka pohuar se nuk është e sigurt se ky samit do të mbahet, shkruan TV Most, transmeton Klan Kosova.
“Ne çdoherë jemi të gatshëm, të etur për të biseduar, për dialog dhe kompromis, por ka gjëra që përjashtojnë çdo mundësi për një marrëdhënie normale”.
“Nuk besoj se dikush dëshiron që të dëgjojë që dikush tjetër nuk do ta anulojë një taksë, por më e rëndësishmja është që me partnerët francez dhe gjermanë ta ruajmë paqen dhe stabilitetin. Sidoqoftë, gjërat janë çdo herë e më shumë më të rëndësishme se një, dy, apo pesë takime dhe përmbajtja është para formës gjithmonë”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka pohuar se mysafirit nga Amerika iu ka drejtuar: “I thash – si të flitet me dikë që ta ndalon lëvizjen e të mirave dhe shërbimeve në shekullin 21. Nëse nuk je në pozitë kur biskotat të lëvizin nga një territor në tjetrin, atëherë pse duhet të flitet me tjetrin. Ne duhet të flasim për gjëra edhe më të komplikuara dhe çështje më me rëndësi”.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist