Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dje tha se amerikanët nuk lejojnë që asnjë ushtar serb të shkelë në territorin e Kosovës, sepse po ndodhi kjo, “bombardohet Beogradi”.
Vuçiq u përgjigj, duke thënë se nuk ka ndonjë koment rreth “budallallëqeve dhe gjërave të pakuptimta”.
“Dhe a do të na bombardojë ai apo dikush tjetër?”, pyeti Vuçiq.
“Po e shihni se çfarë duan nga Serbia dhe çfarë do të donin të shihnin”, u tha Vuçiq gazetarëve në Loznicë.
Haradinaj dje tha se Vuçiq dhe Serbia nuk kanë guxim në këtë kohë të ndërhyjnë në veri për shkak të garancisë ndërkombëtare.
“E di që amerikanët nuk lejojnë asnjë ushtar serb të shkelë në territorin e Kosovës. E di që bombardohet Beogradi nëse ndodh diçka e tillë, sikur në vitin 1999. Këtë e di lidershipi i Serbisë mjaft mirë. Po kaloi një oficer i Serbisë në territorin e Kosovës, do të bombardohet Beogradi, jo ndonjë territor tjetër”, tha Haradinaj.
Vuçiq, duke folur për luftën në Ukrainë, shtoi se “është e rëndësishme që Serbia të mos marrë pjesë në asnjë luftë dhe të ruajë paqen dhe stabilitetin”./express/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës