Sot, pasi vizitoi manastirin Poganovo, ku bisedoi me Peshkopin Vasilije dhe klerikët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se nuk i ka lexuar letrat më të fundit mbi “non-paper”-in që flet për autonominë e veriut të Kosovës dhe se ai nuk dëshiron të dëgjojë kërkesat e Prishtinës në lidhje me manastiret në Kosovë. Ai tha se Serbia do t’i ruajë ato, raporton Tanjug.
I pyetur për të komentuar mbi kërkesat e Qeverisë së Kosovës për t’i hequr katër manastire nga kategoria e monumenteve të rrezikuara në listën e UNESCO-s, Vuçiq tha “le ta bëjnë punën e tyre, ne do ta bëjmë tonën”.
Kur e pyetën nëse kjo e frikëson, ai tha se nuk e tremb, por tha se ndien shqetësim.
“Asgjë nuk më frikëson, por kjo më shqetëson, ne do të luftojmë dhe do të shpëtojmë Deçanin, Graçanicën, Patriarkanën e Pejës”, tha Vuçiq.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”