Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Prishtina është ajo që dëshiron të sulmojë veriun e vendit.
Ai pretendon se Kosova po e përdorë situatën në Ukrainë për të bërë fushatë kundër Serbisë dhe se sipas tij “është gënjeshtër se Serbia dëshiron të sulmojë këdo”.
“Kosova po përgatit likuidimin e popullit tonë nën petkun e luftimit të krimit, prandaj i paralajmëroi që të mos e bëjnë fare këtë”, raporton Tanjug.
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit se Beogradi po ndjek një politikë agresive me akuza se Beogradi mund të shkaktojë konflikt, Vuçiq thotë se “kjo është disi qesharake, sepse kemi 170 ditë që dëgjojmë gënjeshtra të ngjashme”.
Ky reagim i kreut të shtetit serb erdhi pas deklaratës së kryeministrit kosovar, Albin Kurti bërë në një intervistë për gazetën italiane “La Republicca” se ekziston një rrezik për një konflikt të ri midis Kosovës dhe Serbisë.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...