Qëndrimi im për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të dihet në prill, deklaroi kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai, në një intervistë para medieve serbe, deklaroi se “për zgjidhjen e çështjes së Kosovës po ofrohen ide të ndryshme, si ndarjen e saj dhe të ngjashme, që për mua janë joserioze”.
Ndër të tjera, Vuçiq theksoi se “për zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet të jemi serioz dhe këtë do ta bëj në prill, ngase mendoj se duhet të kemi ide pozitive që çon në drejtimin e duhur drejt zgjidhje së çështjes”, transmeton RTK.
Ai veç tjerash, shtoi se “ide të tilla joserioze më janë ofruar disa herë dhe si të tilla i kam grisur”.
Tutje ai ka aluduar në presionet që po i bëhen atij rreth çështjes së Kosovës, që nga mediet serbe u kuptua se ata ishin vendet perëndimore, ndërkohë që kryetari serb, Vuçiq theksoi se “ne jemi ata që duhet të mendojmë për zgjidhjen me qasje serioze dhe këtë do ta bëj në prill.”
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...