Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, nëse ekziston një rrezik real për një luftë mes Serbisë dhe Kosovës.
Mbi këtë çështje, ai është shprehur se nuk po provokojnë askënd dhe nuk do ta bëjnë tutje.
Ndër tjera, pavarësisht tensioneve mes dy vendeve, ai pretendon marrëdhënie normale me të gjithë në rajon.
”Fokusi im i vërtetë është te reforma ekonomike, është e ardhmja dhe thjesht dua të kem një marrëdhënie normale të rregullt me të gjithë në rajon dhe kjo është e gjitha”, tha Vuçiq.
Reagimi më tej pasoi ndërsa Vuçiq duket se edhe mbeti i acaruar me pyetjen për Kosovën.
”Kjo është ajo ku jam fokusuar. Ti më ktheve në të kaluarën sepse duhet të bësh disa diskutime të vështira që ke të drejtë”, tha ai/
Megjithatë ai shton se mbi temën nuk ka asgjë kundër.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...