Google ADS

Vuçiq provokon në prag të takimit në Uashington, paralajmëron vizitë për nesër në liqenin e Ujmanit

12:11 | 26 Gusht 2020
Arditë Shkodra

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në prag të takimit të nivelit teknik të Brukselit dhe në prag të takimit të 4 shtatorit në Washington ka treguar se nesër gjatë ditës do të vizitojë liqenin e Ujmanit.

Vuçiq ka thënë se nuk pret që të ketë problem vizita e nesërme.

“Në përputhje me letrat që i kemi dërguar EULEX-it dhe KFOR-it dhe autoriteteve të Prishtinës, unë do të shkoj në Ujman nesër. Unë pres, natyrisht që gjithçka të shkojë pa probleme”, ka thënë Vuçiq.

Të ngjashme