Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nga folësja e kryetarit të Kuvendit, duke prezantuar raportin për negociatat me Kosovën, nisi të hidhte kritika për lidershipin kosovar, kinse synoi që ta përfshinte në luftë Serbinë me NATO-n.
Vuçiq, tutje akuzoi oponentët e tij politikë se ishin pjesëmarrës nëpër barrikadat e vendosura në komunat veriore të Kosovës, raporton Danas.
“Në ngjarjet e mëparshme, autoritetet e Prishtinës kishin një synim ta fusin Serbinë në konflikt me NATO-n dhe gjithë botën. Më pas u arrestuan Pantiq, Trajkoviq, Sofronijeviq. Pas kësaj, serbët ngrihen në barrikada. Ja ku janë, të gjithë këta njerëz ishin në barrikada, disa prej tyre ishin edhe organizatorë”, deklaroi Vuçiq në parlamentin serb.
Deklarimet e tij propagandistike u bënë një ditë pas bisedave me sekretarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili e quajti Vuçiqin konstruktiv.
Tetë të vdekur dhe 15 të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në...
Ministrat dhe kryeministri nën “llupën” e Prokurorisë Specia...
Edhe pas 23 vjetëve të euros, gjermanët ende këmbejnë marka
“Pse gjithë ky mllef me ty?” – Banorët diskutojnë me Drenush...
Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësue...
Spiropali uron Johnson për rizgjedhjen në krye të Dhomës së ...