Vetëm dy ditë para takimit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin në Bruksel, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pranuar sot një telefonatë nga Washingtoni.
Ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me Derek Chollet, këshilltar i Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Kjo është bërë e ditur nga Presidenca e Serbisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Aty thuhet se temë kryesore e kësaj bisede ishin takimet që pritet të zhvillohen në Bruksel, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
“Vuçiq tha se Serbia është e përkushtuar për të siguruar stabilitet dhe paqe në rajon derisa shprehu pritshmëritë e tij që SHBA-ja dhe Partnerët Perëndimorë ta shtyejnë Kosovën që t’i qaset dialogut me seriozitet dhe përgjegjshmëri. Tutje, Vuçiq dhe Chollet biseduan edhe për mundësitë e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Serbisë.
Ndryshe, Kurti e Vuçiq do të takohen në Bruksel, të enjten.
Agjenda e takimit ende nuk është bërë e ditur, por zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se në këtë takim parashihet të diskutohen dy pika kryesore, që janë elementet e një kornize të përgjithshme të marrëveshjes me Serbinë, me njohje reciproke në qendër dhe zhvillimet aktuale në vend./arbresh.info/
Kamberi: Heroi Afrim Bunjaku me sakrificën e tij u bë simbol...
Irani paralajmëron se luftimet mes Izraelit dhe Libanit mund...
Sherr në Vlorë, i riu goditet me thikë
Policia kërkon ndihmë në arrestimin e tre personave, dyshohe...
Lumbardh Dellova cilësohet si ‘truri’ i CSKA Sof...
Pacolli viziton familjen e heroit Afrim Bunjaku: Flijoi jetë...