Pozicioni i Serbisë në çështjen e Kosovës, nuk ka ndryshuar as edhe nga nënshkrimi i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në Washington.
Kështu ka deklaruar së fundi, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
“Sa i përket pozicionit të Serbisë, ai ka mbetur i pandryshuar”, iu përgjigj Vuçiq pyetjes së një gazetari të mediave ruse.
Vuçiq theksoi se marrëveshja e 4 shtatorit ka të bëjë vetëm me normalizimin ekonomik.
“Nuk ka asnjë moment politik atje”, ka shtuar ai.
Më tej ai ka theksuar se nuk ishte veçanërisht optimist për sa i përket zgjidhjes së çështjeve politike.
”Është e qartë se po përballemi me një kërkim shumë të gjatë, të vështirë, unë do të thoja, edhe të dhimbshëm për një kompromis, nëse kjo është e mundur fare”, thotë ai.
Vuçiq gjithashtu tha se Serbia nuk e nënshkroi dokumentin në të cilin përmendet njohja e Kosovës nga Izraeli.
“Ky është ndryshimi midis verzioneve serbe dhe shqipe të dokumenteve që u nënshkruan. Ne nuk e nënshkruam dokumentin trepalësh”, tha ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...