Google ADS

Vuçiq: Po të kishte reaguar KFOR-i do të kishte më pak viktima

21:10 | 24 Shtator 2023
E.G

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë, e ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke ua lënë fajin serbëve në veri të Kosovës.

Vuçiq tha se kryengritësit serbë nga Kosova të cilët “u rebeluan kundër terrorit të Kurtit” morën pjesë në konfliktin afër Banjkës.

Vuçiq tha se kjo është një nga ditët më të vështira “për vendin dhe popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008”.

“Duhet të shqyrtojmë gjithçka vetë, në mënyrë që të shpallim të vërtetën dhe të përgatisim terrenin për vendimmarrje”, tha Vuçiq.

Ai tregoi sipas tij si ndodhi ngjarja.

“Rreth orës 2:46 sonte një grup serbësh nga Kosova kanë vendosur 2 kamionë si barrikada në Banjskë në veri të Kosovës, pastaj ka ardhur policia e Kosovës dhe ka tentuar t’i largojë ato barrikada dhe ka pasur një konflikt dhe në atë u vra polici i konfliktit A.B. dhe një person tjetër është plagosur”, tha ai.

Vuçiq ka thënë se KFOR-i është dashur të veproj më herët.

“Ndaj tyre është kryer një sulm brutal dhe ne në fillim menduam se pse KFOR-i nuk e bëri këtë, do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve që disponojmë, thuhet se janë vrarë tre serbë nga Kosova. Dy sigurisht nga zjarri me snajper, kur nuk ishte e nevojshme që të likuidoheshin. Dy prej tyre janë plagosur rëndë, ndërsa ka frikë se ka mbetur i vrarë edhe personi i katërt. Ne ndoqëm, përgjuam se çfarë po bënte policia shqiptare, do t’ju tregojmë provat, ndoshta edhe gjatë konferencës, presim vetëm përkthimin”, tha Vuçiq.

Të ngjashme