Vuçiq, në konferencën e shtypit me kryeministrin belg, Charles Michel, ka thënë se nëse kjo është platformë e Kosovës, atëherë s’e di se çfarë kanë për të biseduar dy palët.
“Ajo platformë është mesazh: Ne i kemi të gjitha, çdo gjë është në dorën tonë, nëse Serbia do ta njohë pavarësinë, kjo është në rregull, nëse nuk do ta njohë, ajo është fajtore për të gjitha”, citon beta të ketë thënë Vuçiq.
Ai ka shtuar se zyrtarëve evropianë ua ka treguar dokumentet të cilët “janë në anën e Serbisë” ndërsa ka shtuar se fuqia nuk është në anën e saj.
“Ne jemi më të dobët, jo më të dobët se shqiptarët, por më të dobët se Amerika” dhe ka shtuar se “nuk bisedojmë me Thaçin por me mbrojtësit e Kosovës”,
Vuçiq ka nënvizuar se serbët nuk duhet të presin “zgjidhje maksimaliste” për Kosovën por edhe nuk duhet të lejojnë zgjidhje poshtëruese për Serbinë.
“Nuk duhet të qajmë, e t’i ankohemi nuk kemi kujt”, ka thënë ai.
Kryetari serb ka treguar se me zyrtarin belg më së shumti është biseduar rreth marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën duk shtuar se ajo është pengesa më madhe e Serbisë për anëtarësim në BE.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...