Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet për vizitë në Gjermani, pas takimit me kancelarin Angela Merkel tha se “i kuptova mesazhet” dhe se do të punojë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, e citojnë atë mediat e Beogradit.
Vuçiq tha se para Serbisë është një rrugë “e vështirë”, se duhet të punohet shumë sa i përket kapitullit që lidhet me sundimin e ligjit, por edhe rreth marrëdhënieve me Kosovën.
“I thashë se më mirë është ta duash tokën e fëmijëve tu, sesa tokën e të parëve tu. Serbia është e gatshme për zgjidhje të rënda, por zgjidhje është që njëra palë dhe tjetra të humbin nga diçka”, është shprehur Vuçiq.
“Ndoshta e mira do të ishte që askush të mos jetë i kënaqur”, meqë ka zgjidhje të rënda, ndërsa për Serbinë e vështirë është vetëm ajo me të cilën Serbia duhet të jetën humbëse e vetme.
“Edi se cilat detyra të rënda dalin para Serbisë, i jam falënderues Merkelit për mbështetje… Besoj në kompromise, jo në zgjidhje të njëanshme, besoj se mbështetja e Gjermanisë, që do të ndodhë nën drejtimin e Angela Merkelit, do të jetë edhe më e fuqishme, se do të gjendet zgjidhja”, është shprehur Vuçiq.
Angela Merkel pas bisedës me Vuçiqin tha se “negociatat për anëtarësim mund të jenë të suksesshme pas reformave të mëtejshme në domenin e shtetit juridik dhe në dritën e çështjes së marrëdhënieve me Kosovën”, transmeton Koha.net.
“Negociatat për anëtarësim mund të jenë të suksesshme nëse zhvillohen më tutje reformat në domenin e shtetit juridik dhe në dritën e çështjes së marrëdhënieve me Kosovën. Prandaj pjesërisht u morëm me çështjen se si mund arrijmë kornizën juridike, zgjidhjet me marrëveshje për Kosovën”, ka thënë Merkel.
Australiania vendos rekord botëror me 7,079 tërheqje në 24 o...
Arabia Saudite dhe Katari ofrojnë ndihmë financiare për Siri...
Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për vjedhje të auto...
Berisha: Të krijohet urgjentisht qeveri teknike për të përga...
Vdes i riu që u plagos në Mal të Zi, ishte nga Mitrovica
Netanyahu: Bota duhet të veprojë tani për të ndaluar program...