Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha se mjerimi serb u trefishua për borxhet e dyfishta të atyre që dëshirojnë të bëhet vendi ynë.
Ai këtë e tha pas një takimi me përfaqësuesit e Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë në Varna të Bullgarisë, duke shuar se këto tre vende janë shumë të rëndësishme ku edhe folën në lidhje me “padrejtësisë që po i bëhen Serbisë”.
“Si president i Serbisë, ndjehem shumë vështirë pas raportit të komisioni Evropian. E kam lexuar dhjetë herë për të mos pasur konfuzion”, tha Vuçiq, duke iu referuar raportit të KE ku ka thënë se Kosova dhe Katalunija nuk mund të krahasohen, transmeton Indeksonline.
“Pashë reagimin e kolegëve të mi dhe të gjithë folën për Serbinë. Të gjithë mendojnë se kjo është një padrejtësi e madhe”, ka deklaruar presidenti serb, pas takimit me përfaqësuesit e shteteve të Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë.
Ai shtori se BE nuk mund të flasë për rastin “sui genersis” dhe se letra duhet të dërgohet në Bruksel.
Ai ka komentuar edhe deklarimet e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se shqiptarëve në jug të Serbisë duhet t’ju jepen shtetësia dhe pasaportat shqiptare.
“Ne e dimë se sa ka shqiptarë në Serbinë qendrore, ka më shumë serbë në Kosovën qendrore. Ata mund të flasin të gjitha për aq kohë sa kanë mbrojtës jashtë shtetit. Ne jemi të detyruar të vuajmë”, tha Vuçiq.
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër