Vuçiq: Pavarësisht sa e rëndë të jetë zgjidhja e Kosovës, do të dalë para popullit me propozimin tim

14:50 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e ushtrimeve të përbashkëta të ushtrisë dhe policisë serbe, shfrytëzoi rastin të japë deklaratë lidhur me situatën në Kosovë.

Ndërkaq, lidhur me dialogun për Kosovën, Vuçiq deklaroi se është i gatshëm për dialog dhe për kompromis.

Më tej ai tha se “nuk do të fshihet nga populli lidhur me ecurinë e dialogut për zgjidhjen përfundimtare për Kosovën, por do të dalë para tij dhe vetë populli do të përcaktohet për të ardhmen e vet”, bëjnë të ditur mediet serbe, transmeton televizioni publik serb.

”Asgjë e mirë nuk do të mund t’i ofrojmë popullit lidhur me çështjen e Kosovës, përveç vuajtje e mundim. Prandaj, pavarësisht se sa e rëndë të jetë zgjidhja e Kosovës, unë do të dalë para popullit me propozimin tim për zgjidhjen e çështjes dhe populli le të përcaktohet për të ardhmen e vet”, deklaroi Vuçiq.

Sipas tij “populli duhet të informohet për pasojat e vendimeve që do të merren, por që ende nuk kam vendosur se çfarë vendimesh do të merren për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare të çështjes së Kosovës.

”Populli le të deklarohet se për cilën platformë është, për të parën, të dytin a të tretin,…Për asgjë dhe prej askujt nuk do të fshihem”, deklaroi kryetari serb, Vuçiq.

Vuçiq u pyet edhe për referendumin si një prej mënyrave të zgjidhjes së çështjes përfundimtare të çështjes së Kosovës.

Ai, lidhur me këtë, theksoi se ”vendimi për referendumin do të merret, meqë ajo mund të sjellë një zgjidhje kompromisi, që nuk është në dëm të qytetarëve”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme