Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq janë takuar në Konferencën e Sigurisë në Munich.
Zyrtari amerikan ka deklaruar se ka pasur një “takim produktiv” me presidentin e Serbisë në Gjermani.
Kryediplomati amerikan ka theksuar se është i rëndësishëm normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Unë e vlerësojë mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën”, shkroi Blinken në Twitter.
Theksojmë se gjatë ditës së djeshme për në këtë Konferencë ka udhëtuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku pritet të ketë takime të ndryshme me liderë botëror.
Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq pritet të takohen më 24 shkurt në Bruksel, ku do të diskutojnë rreth planit franko-gjerman, i cili parasheh normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. /arbresh.info/
Had a productive conversation with Serbian President @AVucic today at the @MunSecConf. We discussed the importance of normalized relations with Kosovo and I conveyed our appreciation for Serbia’s continued support for Ukraine. We share Serbia’s desire for a future with the EU. pic.twitter.com/9isoAics6N
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 17, 2023
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...