Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan,në Stamboll.
Vuçiq të enjten udhëtoi për vizitë në Turqi, gjatë së cilës sot në Stamboll ka realizuar një drekë pune me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Dreka pune e Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan”, ka shkruar Vuçiq në Facebook.
Në deklaratën për mediat serbe, Vuçiq tha se është shumë me rëndësi për Serbinë që të ketë komunikim të shkëlqyeshëm me Turqinë, e cila sipas tij, është një nga fuqitë më të rëndësishme në botë.
“Është shumë me rëndësi për Serbinë që të ketë komunikim të mirë, të shkëlqyeshëm me Turqinë. Turqia është një nga fuqitë më të rëndësishme rajonale në mbarë botën dhe një nga fuqitë më të rëndësishme në botë në përgjithësi. Potenciali i tyre demografik, ekonomik, kulturor dhe çdo potencial tjetër është i madh. Është e rëndësishme të kemi marrëdhënie të mirë me ta. Ata janë afër Serbisë, kanë ndikim të madh në rajonin tonë dhe ne përpiqemi të ruajmë marrëdhëniet më të mira miqësore të cilat do t’i avancojmë në të ardhmen”, theksoi Vuçiç.
Ai shtoi se mendon se Turqia është e interesuar në disa tema ndërsa është e rëndësishme për Serbinë të përpiqet të ruajë marrëdhëniet më të mira me “miqtë tanë”.
“Është e rëndësishme që ne t’i zgjidhim gjërat përmes dialogut ndërsa presidenti turk Erdogan gjithmonë ka dashur të dëgjojë palën serbe”, tha Vuçiq.
Ndryshe, gjatë javë së kaluar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ku ka deklaruar se ka pasur një bisedë produktive për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.
“Mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe për bisedën produktive për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale dhe globale”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Presidenti Thaçi ka thënë se Turqia është një partnere strategjike, e cila ka mbështetur forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...