Kryeministri dhe njëkohësisht udhëheqësi i partisë SNS në Serbi, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjatë fushatës presidenciale do të vizitojë Kosovën, dhe se pret shumë mbështetje nga qytetarët që jetojnë atje.
“Çfarë fushatë është kjo e të mos shkohet në Kosovë? Pres mbështetje të madhe pasi herën e fundit atje kemi marrë 67 për qind e tani presim të paktën 70 për qind, meqë i kam mbrojtur me guxim dhe me përgjegjësi”, ka thënë Vuçiç, raporton Tanjug
Fushata për zgjedhjet presidenciale, të shpallura me 2 prill, do të zgjasë një muaj, ndërsa Vuçiq-i herën e fundit ka qenë në Kosovë në prill të vitit të kaluar.
“Kudo që të shikoni rreth nesh, nga Maqedonia në Mal të Zi, ka paqëndrueshmëri, ndërsa Serbia ka arritur që të ruajë stabilitetin” ka shtuar Vuçiq-i.
Kryeministri serb nuk ka treguar se kur do të vizitojë Kosovën gjatë fushatës presidenciale dhe nëse do të mbajë ndonje tubim zgjedhor atje.
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...