Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në prag të vazhdimit të dialogut nesër në Bruksel, ka thënë se ai nuk pret që autoritetet e Kosovës, të formojnë ndonjëherë Asociacionin e Komunave Serbe.
Pyetur në pink tv, se si i përgjigjet deklaratave të Kryeministrit kosovar Albin Kurtit, ai ka mohuar të debatonte gjatë për të, përcjell klankosova.tv.
Sipas Vuçiq, është e rëndësishme “vetëm ajo që përfaqësuesit evropianë do të thonë si bashkë-nënshkruese të Marrëveshjes së Brukselit”, që ai “as nuk do të ndërhyjë në atë debat, por do të këmbëngulë që ajo të zbatohet”.
“Ata nuk do ta bëjnë atë, ata vijnë këtu duke menduar se njëri do të ma shtrembërojë krahun dhe tjetri do të ma shtrembërojë qafën, ku do të thoja: ‘Më lër të nënshkruaj pavarësinë e Kosovës!’ “Jo vetëm që kjo nuk do të ndodhë, por mendoj se duhet të flasim seriozisht dhe me argumente, dhe nëse ata nuk dëshirojnë të vazhdojnë dialogun, por të tregojnë historitë e tyre filozofike, unë nuk kam asgjë kundër tyre për sa kohë që ato nuk rrezikojnë sigurinë e serbëve”, tha Vuçiq.
Vuçiq po ashtu tha se pala e Prishtinës propozoi një bisedë në lidhje me të zhdukurit dhe shpjegoi se Serbia iu përgjigj secilës prej 21 kërkesave të tilla të palës shqiptare, bëri gërmime dhe gjeti trupat e viktimave në katër vende, ndërsa Prishtina nuk iu përgjigj nëntë nga 10 kërkesa nga Serbia.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?