Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ditëve të fundit vazhdimisht është duke paralajmëruar se Serbinë po e pret një fund vit i vështirë.
Teksa ka folur sot për planet e partisë së tij, ka folur edhe rreth problemit me Kosovën.
Vucic ka thënë se faktori ndërkombëtar do të ia kërkojë njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, por ai thotë se nuk do të nënshkruajë asnjë kompromis në të cilin Serbia nuk merr asgjë.
“Do të kemi një vjeshtë të vështirë dhe një dimër të ashpër, si nga jashtë ashtu edhe nga Brenda, veçanërisht pasi të formohet Qeveria në Kosovë. Ata do të kërkojnë që ta njohim Kosovën, por një kompromis në të cilin Serbia nuk merr asgjë nuk do të arrihet, ose duhet të më shkarkojnë mua”, ka thënë kreu i shtetit serb.
Këto deklarata të kreut të shtetit serb vijnë pas vizitës që ka pasur në Washington ditë më parë, e ku sipas mediave thuhej që Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, i ka bërë presion të madh Vucicit për ta njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Ndërkohë së fundi SHBA’të e kanë caktuar Matthew Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor. Një vendim i tillë po shihet si tendencë e SHBA’së për të rikthyer vëmendjen e plotë në Ballkanin Perëndimor. Thuhet që një zgjidhje finale do të arrihet deri në verën e vitit 2020, ndërkohë bisedimet planifikohet të rinisin në fund të dhjetorit./GazetaExpress/
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...